Jorganët me pupla janë të njohur për aftësinë e tyre për të mbajtur njerëzit të ngrohtë gjatë natës. Për të siguruar që jorgani juaj me pupla të mbetet i ngrohtë dhe i butë, është e rëndësishme të keni kujdes me larjen dhe shpëlarjen e tij. Sekreti është që mbushja me pupla kërkon një regjim të veçantë të larjes dhe shpëlarjes. Shpëlarja është më e rëndësishme se larja, pasi mbetjet e detergjentit në pupla zvogëlojnë aftësinë e tyre për të mbushur me ajër dhe kështu bëjnë jorganin më të ngrohtë. Nëse dëshironi të larë jorganin tuaj me pupla në makinë, këtu janë disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë:
Futni vetëm një jorgan në makinë për të siguruar që pesha e tij të shpërndahet në mënyrë të barabartë.
Mund të futni një top tenisi në kazan, ai lëviz më shumë pjesët e jorganit dhe i kontribuon shpërndarjes sa më të barabartë të ujit dhe detergjentit.
Pas larjes patjetër aktivizoni së paku edhe një shpëlarje. Mundeni edhe më shumë, ndërkaq centrifugën përdoreni me kujdes. Për tharje, zgjidhni mënyrën natyrale në mënyrë që jorgani të shkundet shpesh për t’u shpërndarë barabar puplat.
Kur te thahet jorgani me pupla do te jete si I ri